Organizata Sindikale e MEPSO – Shkup, me emër të shkurtër OS e MEPSO, me seli në rr: Maksim Gorki nr. 4 – Shkup, është themeluar në përputhje me fletëparaqitjen me datë 28.09.2018 dhe miratimin e regjistrimit më 01.10.2018 nga Regjistri Qendror i RM, me numër të protokolit 30120180015448. Nga Ministria për punë dhe politikë sociale është fituar Përfaqësi me Vendimin nr. 08-5437/5 nga data 03.08.2018.

Organizata Sindikale e MEPSO është organizatë e pavarur Sindikale e cila lufton për avansimin dhe mbrojtjen e punëtorëve, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave ekonomike, kulturore dhe të drejtave dhe interesave tjera të anëtarëve të vet.

Organizata Sindikale mund të shoqërohet dhe bashkëpunojë me organizata sindikale ndërkombëtare, sindikata të cilat janë formuar për realizimin e të drejtave dhe interesave të punëtorëve.

Organizata Sindikale vepron në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe puna e saj është transparente dhe publike.

Në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave, organizata Sindikale e MEPSO bazohet vetëm nga vullneti i të antarsuarve, aktiviteti i së cilës publikohet në Programin për punë, duke e publikuar në këtë statut.

Organizata Sindikale në ndërtimin e qëndrimeve dhe realizimin e të arriturave të veta është organizatë e pavarur dhe e mëvetësishme në raport me organe dhe institucione shtetërore, parti politike dhe organe drejtuese, organe punëdhënëse në shoqatë, organizata fetare dhe organizata të tjera dhe është partner bartës i cili nëpërmjet negociatave dhe mbikqyrjes i përfaqëson interesat e anëtarëve të vet.

Organizata Sindikale merr pjesë në sjelljen e vendimeve dhe qëndrimeve në shoqatat dhe asociacionin në të cilat është anëtare:

Organizata Sindikale vullnetarisht shoqërohet ose largohet nga shoqata dhe asociacione brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

OS e MEPSO veprimin e bazon në parimet vijuese:

  • Vullnetarizëm në anëtarësim;
  • Liri në shprehje dhe vendimmarrje;
  • Reciprocitet dhe solidaritet;
  • Të drejta dhe përgjegjësi të anëtarëve dhe organeve të OS të MEPSO;
  • Transparencë në informim.

Anëtarësimi në organizatën Sindikale të MEPSO është vullnetar, me vullnet të lirë të shprehur dhe nënshkrim të fletëaderimit për anëtarësim.